Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama tregon mesazhin e qytetarit: Kam gruan me tumor, duhet ta çoj në Itali

Rama tregon mesazhin e qytetarit: Kam gruan me tumor, duhet ta çoj

Kryeministri Edi Rama tregoi sot mesazhin që një qytetari i çoi pasi u ndërprenë fluturimet në Rinas. Rama thotë se një qytetar i shkroi se kishte gruan me tumor dhe kishte takim me mjekun në Itali dhe nëse do të humbe takimin i duhej një muaj për të pritur.

“Një qytetar më shkruante që kishte gruan me tumor dhe kishte takimin e radhës në Itali dhe nëse do të humbe takimin i duhej një muaj për të pritur. E kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta, prej ditësh kanë bërë një plan dhe menduan se do të kapeshim në gafil. Kanë menduar se deri në 25 prill mos të vaksinohej asnjë vaksinë dhe të shpërthente një revoltë dëshpërimi. U bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave. E gjithë nata ishte pa gjumë për të mbajtur vaksinat aty që të mos shkonte në vend tjetër. Se nuk është si treg që shkon i gjen dhe i thua mi mbaj se do vij prapë nesër. Tani do duhet të presim një javë apo 10 ditë për sasinë e vaksinave. Kjo sepse Ilir dhe Saliu janë gati aty për t’u futur në shtëpinë e gjithsecilit.“,- tha Rama./K.C/dritare.net