Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama tregon arsyet: Ja pse nuk siguruam vaksína për të gjithë!

Rama tregon arsyet: Ja pse nuk siguruam vaksína për të

Kryeministri, Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se, do të gabonin po t’i siguronin menjëherë të gjitha dozat e vaksínave kudër kovídit. Sipas Ramës, arsyet për këtë janë, fakti që vaksína është e shtrenjtë, që është proces me dy doza dhe elementë të tjerë sigurie. Kryeministri foli me skepticizëm sa i përket aleancës COVAX, për të cilën tha se, ende nuk është hapur dhe nuk i dihet se kur do të ndodhë, ndaj nuk mund të priste për të marrë víksina nga ajo.

“Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksínave, duke patur parasysh edhe çmimin fiks dhe i panegociueshëm, por edhe procesin e vaksínimit, që është një proces me 2 doza dhe me një sërë elementësh të tjerë sigurie që ne i kemi garantuar. Por në tërësinë e vet kjo vaksínë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat. Kemi siguruar akses me Pfizer-in për doza të mëtejshme, por edhe i kemi lënë vetes hapësirë për të marrë vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me kompanitë apo me shtete të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar. Edhe OBSH-ja ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën morale për mos garantin të aksesit në vaksínim. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend i rajonit nuk ka filluar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të marrë vaksínën përmes COVAX-it, një platformë e krijuar për t’u dhënë mundësi vendeve për të aksesuar vaksinën, por kjo platformë ende nuk është hapur. Flitet se do të nisë së shpejti, por askush nuk e di se kur.”,- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net