
Rama: Tirana do të hapet e fundit. Po punojmë intensivisht për një strategji të transportit publik
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, i pyetur në emisionin “Open” që nëse do të ketë masa të tjera lehtësuese pas 18 majit për Tiranën, tha se do të vijojë të jetë e njëjtë në vazhdim.
Por shtoi se, nëse numrat na flasin do të jetë e fundit që do të çlirohet për shkak se situata nuk është premtuese.
Gjithashtu tha se po punohet intensivisht për një strategji të transportit publik.
“Janë zërat e institucioneve të specializuara, zërat e gjithë ekspertizës globale. Jemi në fazë të rrezikut real sepse hapja shoqërohet me rrezik. Ne kemi sot një hapje të qenësishme që ka kthyer në punë forcën dërrmuese të forcave të punës me përjashtim të atyre kategorive që janë të penguara një pjesë e madhe hapen në javën në vijim. Nuk është një sfidë që mund ta bëjmë me shoqërinë sepse jam i bindur që nëse e provojmë ne kthehemi aty ku nuk do donim të ishim. Nëse të gjithëve iu lejohet të spekulojnë mua nuk më lejohet të bëj gabime trashanike. Tirana do të mbetet zonë e kuqe. Tirana sipas të gjitha gjasave, nëse numrat na flasin do të jetë e fundit që do të çlirohet për shkak se situata nuk është premtuese. Do ndalohet komunikimi mes zonave të kuqe dhe të gjelbra. Po punojmë intensivisht për një strategji të transportit publik”, deklaroi Rama./E.B-dritare.net

















