
Rama: TikTok është mbyllur. Pse nuk duhet përdorur VPN falas
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN falas, pra ato që ndryshojnë IP-të për të aksesuar TikTok-un, pasi rrezikohen të dhënat. Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filtra për mbrojtjen e të rinjve.
“Mirëmëngjesi nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni. Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.
Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama./L.F-dritare.net

















