Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e frikës së atyre që ju duan për pushtet e plaçkë!

Rama thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e frikës së atyre që

Në një deklaratë për mediet, kryeministri, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos dyshojnë te shifrat e raportuara nga qeveria për situatën me Covid-19. Nga ana tjetër Rama u drejtohet shqiptarëve duke u kërkuar që të kufizojnë lëvizjen e panevojshme dhe të kontribuojnë për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat dhe të kufizoni çdo lëvizje që mund të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim me çdo kush një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni për raportimet.

Mos bini pre e frikës së atyre që duan t’ju kallin në shpirt, ata që ju duan për pushtet dhe për plaçkë. Bashkë me dimrin edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera do ta kalojë këtë të keqe të madhe që na zuri.”, tha Rama./K.C/dritare.net