Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje operatorëve turistikë: Certifikohuni ose do gjobiteni!

Rama thirrje operatorëve turistikë: Certifikohuni ose do gjobiteni!

Në prag të çeljes së sezonit turistik kryeministri Rama përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje të gjithë Operatorëve të Turizmit Detar që të çertifikohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kreu i qeverisë bëri me dije se janë hapur aplikimet për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike

“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, ka shkruar kryeministri Rama./A.ZH-dritare.net