Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje biznesmenëve të mëdhenj: Shisni vilat të paguani punonjesit!

Rama thirrje biznesmenëve të mëdhenj: Shisni vilat të

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një lidhje me “Open” ka thënë se sektori më i goditur nga koronavirusi është turizmi.

Rama tha se vetë shqiptarët duhet t’i vijnë në ndihmë turizmit duke i bërë pushimet brenda Shqipërisë.

“Mund të keni dhimbje që nuk do i bëni pushimet sic i keni planifikuar, por është koha për të zbuluar Shqipërinë. Duhet të pronotoni tani pushimet në Shqipëri!

Është koha të zbuloni Shqipërinë se keni kohë pa bërë pushime, Shqipëria është shumë e bukur”, tha Rama.

Kryeministri kishte dhe një apel për biznesmenët e mëdhenj që nuk paguajnë dot punonjësit: “Shisni jahtet që keni, shisni vilën e tretë osë vilën e katërt dhe paguani punonjësit”-tha Rama./ I.M-Dritare.net