Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thërret sot Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda!

Rama thërret sot Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda!

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot për të katërtën herë Asamblenë Kombëtare të PS-së. Mbledhja pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet online, ku fokus do të jetë riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më pas mbledhja do të drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i partisë Blendi Klosi, për të diskutuar ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme PS-së. Në punimet e Kongresit të ardhshëm do të zgjidhet edhe asambleja e re e PS-së, e cila miraton edhe kandidatët për anëtar të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës.

Po ashtu pritet të miratohet data kur do të thirret Kongresi i Partisë Socialiste, si organ më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike./M.K-dritare.net