
Rama: Testet masive sjellin kaos. Shqiptarët, reagimin më të mirë në botë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar reagimin e qytetarëve përballë situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama ka thënë në “Neës 24” se shqiptarët kanë reaguar më mirë se askush tjetër në botë, ndërsa ka shtuar se testet masive nuk mund të aplikohen pasi sjellin kaos.
“Askush nuk ka reaguar si shqiptarët. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në këtë vend të botës që të ketë reaguar kaq pozitive sa Shqipëria. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë reaguar si shqiptarët. Shpresoj që të mos jenë si pjesa e parë e Kombëtares Shqiptare këtu në Tiranë. Në Amerikë njerëzit kanë humbur vende të punës. Ne nuk mund të jemi me qasjen me “kush të vdesë, të vdesë”, sepse kjo është kundër edukimit si civilizim”, tha Rama.
“Hong Kongu arriti që ta ulë kurbën në maksimum dhe më pas iu rikthye jetës dhe po mbyllet sërish, sepse vala tjetër erdhi. Nuk mund të testojmë gjithë popullin, por të shikosh zinxhirin e infeksionit.
Duhet të jemi shumë realistë, ne jetojmë në kontekst të caktuar dhe më vjen shumë mirë që ka vende të zhvilluara që kanë marrë vendime radikale. Holanda ka filluar që të hapë kafenetë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund të përballojë të gjithë njerëzit që të shkojnë të bëjnë teste. Ky do ishte një film pa hero”, deklaroi Rama./ I.M-Dritare.net

















