Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Të bëhemi bashkë për të ardhmen!

Rama: Të bëhemi bashkë për të ardhmen!

Kryeministri Edi Rama thotë se bota demokratike duhet të shohë nga e ardhmja dhe jo e shkuara. Në një fjalim në konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve, kreu i qeverisë shqiptare tha për hir të së ardhmes vendet duhet të bëhen bashkë, pasi e shkuara është ajo që krijon ndarje në botën demokratike.

“Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është se ardhmja jonë po përkufizimi nga e shkuara. Dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do vendosë se cila është e shkuara për ne. E ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për t’u bërë bashkë, ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të pasur ndasi me njëri-tjetrin, për të luftuar”, tha Rama./L.F-dritare.net