Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shqipëria për t’u bërë e ardhmja jonë kërkon punë, jo receta magjike! Realizuam vaksinim masiv si askush rreth nesh

Rama: Shqipëria për t’u bërë e ardhmja jonë

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet e tij në Elbasan, këtë herë duke bashkëbiseduar me gratë e këtij qyteti. Rama tha se shqiptarët kanë bërë zgjedhje të gabuara më përpara, të cilat i kanë kushtuar shumë.

"Disa herë shqiptarët kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegjshëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkarë pas Haxhi Qamillit dhe më pas janë parë të rrethuar nga flakët. Më pas kanë shkuar pas sudes, Vebiut, Xhaferrit. Ata që duan të rikthehen po u ofrojnë të njëjtën recetë, na jepni votën e do u japim kaq mijë euro. Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje. Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh.”, u shpreh Rama për qytetarët./dritare.net