Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shumë shpejt nis vàksinimi masiv!

Rama: Shumë shpejt nis vàksinimi masiv!

Në takimin me gazetarët kryeministri Rama ka përmendur si shembull frymëzimi në luftën kundër Covid-19 vàksinimin e shpejtë në Izrael e Britani të Madhe. Sipas tij, vendi ynë do të mbyllë brenda marsit vàksinimin e të gjitha bluzave të bardha, ndërsa shumë shpejt do të nisë edhe vàksinimi masiv i popullsisë.

Ky është moment kyç dhe lidhet me vàksinimin. Duke parë se në disa vende që për arsye të raportit të favorshëm me burimin e vàksinimit e kam fjalën për Izraelin dhe Britaninë e Madhe, kanë arritur të dalin nga tuneli është shumë e qartë që mbetet një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e ìnfektimit. Është shumë frymëzuese çfarë po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjesh konstante tani më, pasi e parapagoi trefish vàksinën nga kompanitë Pfizer dhe Moderna në procesin e shpikjes, pra pa pritur të aprovohet dhe bëhet funksionale. Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si askush tjetër gjithçka që i duhet për vàksinimin e popullit të vetë. Ndërsa Britania si një nga vnedet ku lind vàksina pati avantazhin e nisjes më herët. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë vetë dhe hapje përfundimtare në qershor. Ky është moment triumfi. Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vàksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë vìrus. Me Pfizer-in siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vàksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vàksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”, ka thënë Rama./M.M-dritare.net