Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Meta ka humbur trutë e kokës, shqiptarët do ta dënojnë më 25 prill

Rama:  Meta ka humbur trutë e kokës,  shqiptarët do ta

Kryeministri, Edi Rama mblodhi sot shtabin elektoral të PS-së. Në një prononcim për gazetarët, Rama u shpreh se, presidenti Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta. Ai thotë se, një president që bën propagandë kundër qeverisë, duhet të dénohet në zgjedhjet e 25 prillit.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, që e ka vënë zyrën e rojtarit të Kushtetutës, në dispozicion të ndërmarrjes që formalisht e menaxhon e shoqja dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentoj unë, sepse të gjithë e shohin dhe të gjithë do ta dénojnë më 25 prill.”,- tha Rama./K.C/dritare.net