Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shqipot hedhin plehrat në rrugë, jo turistët. Apel për masa drastike

Rama: Shqipot hedhin plehrat në rrugë, jo turistët. Apel për

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë publike, theksoi se përveç rritjes së prodhimit të ujit, trajtimit të mbetjeve dhe shtimit të hapësirave të gjelbra në qytete, vendi përballet edhe me “anën e errët” të keqmenaxhimit dhe mungesës së ndërgjegjësimit qytetar.

Ai kritikoi hapur fenomenin e hedhjes së mbetjeve në rrugë dhe përgjatë akseve turistike, duke e lidhur atë me sjelljet e vetë shqiptarëve, jo të turistëve të huaj.

“Shqipot, shqipot e bëjnë këtë, jo turistët. Janë shqipot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që ndalojnë në anë të autostradës, bëjnë fotografi e selfie me peizazhin, dhe lënë pas shishe, birra e plehra. Pikë panoramike për foto dhe kosh plehrash anash,” tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë sjellje si të papranueshme, duke paralajmëruar masa drastike nga institucionet, por edhe duke apeluar për rritje të solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

“Këto janë situata që nuk i zgjidh vetëm qeveria, por kërkojnë kontributin e njerëzve. Turizmi nuk mund të ndërtohet mbi papërgjegjshmërinë tonë kolektive,” u shpreh Rama./L.F-dritare.net