Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po të vijë qeveria gjermane, duhet një mandat i tretë për të përfunduar reformat!

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po të vijë

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët ka folur për fenomenin e largimit, pyetje kjo e shumicës prej tyre.

Ai e quan fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, një efekt globalizimi që po përhapet në të gjithë botën. Rama ka theksuar se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi për shkak se ekziston mendësia e lëvizjes në vendet më të zhvilluara.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane, megjithatë ka shtuar se duhet një mandat i tretë për socialistët për përfundimin e reformave të nisura./M.M-dritare.net.