Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shkak i bllokimit të negociatave jo vetëm Bullgaria. Shpresojmë se shekullin tjetër do anëtarësohemi!

Rama: Shkak i bllokimit të negociatave jo vetëm Bullgaria.

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zhvillimit të diskutimeve në samitin e BE-së, teksa në konferencë për shtyp u shfaq krah homologëve tëtij Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski.

Rama tha se kanë mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për Ballkanin. Ai nuk i kurseu ironitë në drejtim të Bashkimit Europan, sa i takon çështjes së integrimit ku tha se Shqipëria do të jetë duke pritur edhe shekullin tjetër, ndërsa përballë do të ketë një Bullgari të tretë.

"Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë. Tema kryesore ishte Maqedonia, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave. Ndryshoi dhe emrin, mendoni Franca të ndryshojë emrin. Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh, m'u desh një mandat i tretë që të vijoj të prisja çeljen për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, është një fatkeqësi. Nuk është vetëm Bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, ndodh ky mjet bllokues. Turp një vend i NATO-s merr peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftëm ku 26 vende janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm", tha Rama./M.K/dritare.net