Rama: Shifrat flasin më shumë se 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë
E Mërkurë 28 Tetor 2020, 08:08
Dritare.net
Fokusi i kryeministrit Rama në postimin e mëngjesit në rrjetet sociale është bujqësia. Ai shkruan se përgjatë 7 vjetëve të fundit, sipërfaqja e tokës së punuar është 135 mijë hektarë më shumë. Bujqësia është transformuar, vijon më tej kreu i qeverisë, duke shtuar se eksportet janë rritur mjaft krahasuar me periudhën deri në 2013.
“Me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në facebook./L.F-dritare.net