Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Sateliti në orbitë, do të na tregojë situatën reale të mbetjeve

Rama: Sateliti në orbitë, do të na tregojë situatën

Në takimin e sotëm me kryebashkiakut, kryeministri Rama tha se sateliti Albania 1 do të ndihmojë për informacione edhe për situatën e mbetjeve.

“Mos harroni që në mars ne do të vëmë në veprim satelitin dhe sateliti do të na japë ndër shumë informacioneve të tjera edhe situatën e mbetjeve, çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar, s’do kemi nevojë për ata që bëjnë si inspektor, secili nga ju do ta ketë në tavolinë pamjen, që do të na ndihmojë kundër abuzimit. Edhe këto do të jenë në kohë reale, që të mos kemi më ndërmjetës dhe sekserë rrugëve që për të marrë një bakshishe mbyllin sytë para këtyre, as sateliti s’bën dot pastrimin, administrimin, atë që bën një figurë në territor, që është kryetari i bashkisë’, tha Rama./L.F-dritare.net