Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe

Prej ditës së sotme, Kosova ka një qeveri të re, e cila drejtohet nga kryeministri, Avdullah Hoti. Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka uruar sot krijimin e qeverisë në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se, uron që në rrugëtimin e tyre, qeveria dhe opozita të bëjnë punë të mira së bashku për Kosovën.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net