
Rama reagon për përplasjet te “5 maji”: Askush nuk është hedhur në rrugë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në lidhje me përplasjet te “5 maji” tha se asnjë banor nuk do të hidhet në rrugë, por zhvillimi i kësaj zone, do të vijojë.
“Të gjithë banorët kanë mundësi të përfitojnë të drejtat që u takojnë. Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi i këtij vendi nuk merret peng nga askush. Nuk është dhunë, por ushtrimi i forcës së ligjit për ata që i dalin përpara shtetit me forcë” tha Rama.
“Ne do të rindërtojmë të gjitha apartamentet për të pastrehët, do të bëjmë një program strehimi më të madh, por askush nuk mund t’i imponohet një komuniteti apo shtetit për të mbajtur atë që nuk i takon.
Bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme dhe atyre u është ofruar kompensim. Çfarë mund të bëjmë më shumë se kaq ne? Në demokraci të gjithë e kanë të drejtën për t’u dëgjuar, por nëse dëgjohen të gjithë nuk marrim kurrë asnjë vendim” , përfundoi kryeministri./L.F-dritare.net

















