Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama reagon për vrasjen në Elbasan

Rama reagon për vrasjen në Elbasan

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për vrasjen në Elbasan. Rama shkroi në Twitter se nuk duhet ta humbasin qetësinë, durimin dhe besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve dhe do të ndëshkojë forcat që sipas kryeministrit duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve të tyre.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkroi Rama./K.C/dritare.net