Rama reagon për incidentin e Andi Lilës: Aspak e denjë për një personalitet të ekipit kombëtar!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me një video të shpërndarë së fundmi në rrjet, ku ish-lojtari i Kombëtares Kuq e Zi, Andi Lila, u nxor nga fusha e stadiumit në Kavajë, ndërsa po jepte një intervistë. Lila, është kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Në lidhje me këtë ngjarje kryeministri Rama tha:
“Shumë suksese Andi Lilës. Do i jepja një këshillë, urime dhe rrugë të mbarë në karrierë, por kujdes mos bësh autogol që ditën e parë se ke qenë futbollist i nderuar, tjetër futbolli që luhet me këmbë dhe tjetër deputeti.
E kam dëgjuar këtë gjë. Në radhë të parë jam interesuar se ç’punë ka Policia me këtë punë, më kanë thënë është Policia Bashkiake.
Prandaj them Andi të ketë mbarësi në opozitë për të fituar, do kujtojë fitoret e kombëtares, por me PD duhet të presë për një kohë të gjatë. Por zmadhimi i këtyre ngjarjeve krejt sporadike dhe krejt të parëndësishme, dhe kthimi në evenimente politike nuk është i denjë për një personalitet të ekipit kombëtar”. /L.F-dritare.net