Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama : Qindra banorë nuk u përmbytën këtë herë, siç ndodhte në qeverisjen e sharjeve e akuzave!

Rama : Qindra banorë nuk u përmbytën këtë herë,

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama përmes një statusi në “Facebook”, ka publikuar pamjet e hyrje-daljes së Fushë Krujës, ku sipas tij më parë përmbytej 3 ose 4 herë në vit, kur qeverisej nga të mbyturit e politikës së sharjeve e shpifjeve.

“Mirëmëngjes! dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë - Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë!”, ka shkruar kryeminstri Rama./M.M-dritare.net