
Rama publikon pamjet: Si po transformohet Piramida, adresa e re e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI!
E Enjte 6 Maj 2021, 15:03
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet që po zhvillohen te Piramida.
"Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI, një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV", ka shkruar Rama krahas pamjeve./dritare.net

















