Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon foton e ìnfermieres shtazënë në Còvid 1: Krenar për bluzat e bardha, dëshmojnë se nuk janë të gjithë njësoj!

Rama publikon foton e ìnfermieres shtazënë në Còvid

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në “Facebook”,një foto të infèrmieres Xhorxhina Metushi, e cila është në frontin e parë të betejës me Còvid-19, ndërsa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj. Ai shprehet se është krenar për bluzat e bardha, të cilat japin forcën e shembullit të tyre.

Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi. Prej ditës së parë të përballjes me armikun e padukshëm, infèrmierja e palodhur e Spitalit Còvid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën! Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre. Heronj!”, ka shkruar Rama./M.M-dritare.net