Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon foto të projekteve të vëllezërve nga Katari dhe i përgjigjet protestave për Zvërnecin

Rama publikon foto të projekteve të vëllezërve nga Katari


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar foto të dy projekteve të realizuara nga investitorë nga Katari, të cilët sipas tij janë të njëjtët që qëndrojnë edhe pas investimit të planifikuar në këtë zonë. Rama thekson se bëhet fjalë për projekte zhvillimi “në harmoni me natyrën” dhe se investitorët janë pjesë e një konglomerati ndërkombëtar sipërmarrës, duke i cilësuar kundërshtimet ndaj projektit si të padrejta dhe të pabazuara. Ai shton se koha do të tregojë vlerën e këtyre investimeve në Shqipëri.

Reagimi i Ramës!

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Evropiane, konkurrentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit…

Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Power Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.


Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar.

Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin./K.C/dritare.net