Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton kandidaten për deputete në Shkodër: Ta bëjmë qytetin, kryeqendër të veriut!

Rama prezanton kandidaten për deputete në Shkodër: Ta

Kryeministri Rama prezantoi sot kandidaten për deputete në Shkodër, Edona Bilalin.

“Shkodra është dashuria ime”, e nis fjalën kandidatja e PS në këtë qytet. Ajo shprehet se bashkëqytetarët e saj ndihen të papërfaqësuar ndaj ka ndërmarrë këtë sfidë. Duke përmendur se Shkodra është një ndër qytetet më të veçanta të Europës me mal, det, lum e liqen, Bilali tregon se ka objektiv të shumëfishojë kapacitetet për turistët vendas dhe të huaj.

“Ta kthejmë Shkodrën ashtu sikurse ka qenë dikur, në një pozitë shumë të fuqishme strategjike ekonomikisht”, përfundon kandidatja e PS për deputete në Shkodër./L.F-dritare.net