Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton kandidaten e PS në Berat: Dua të jem zëri i bashkëqytetarëve të mi në parlament!

Rama prezanton kandidaten e PS në Berat: Dua të jem zëri i

Hatixhe Konomi është e para në listën e PS të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një video të ndarë nga kryeministri Rama ajo tregon objektivat që ka për qytetin e saj.

“Kam mbaruar studimet e larta ne Tiranë dhe master në Paris. Jam nënë e dy fëmijëve të cilët i rris me përkushtim si çdo prind në këtë vend. Dua që berate të jetë e ardhmja e tyre. Një shoqëri e mirë është ajo që tregon dashamirësi dhe solidaritet për njerëzit në nevojë. Këtë gjë e kam kuptuar më së miri gjatë eksperiencës time profesionale. Eksperiencë e dedikuar kryesisht shërbimeve sociale, arsimit dhe shëndetësisë. Që prej 2013 turizmi në Berat ka parë një hov të jashtëzakonshëm. Shumë qytetarë kanë kthyer shtëpitë e tyre në bujtina dhe struktura akomoduese. Unë dua të jem zëri i tyre në parlament. Dua t'i mbështes sepse janë ata që mbajnë ekonominë e këtij qyteti”, shprehet Konomi./L.F-dritare.net