Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston mesazhin e studentes: Me meritë dhe aftësi në këtë vend mund t’ia dalësh

Rama poston mesazhin e studentes: Me meritë dhe aftësi në

Kryeministri, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook një video të një nxënëseje ekselente. Arlinda e cila u punësua në administratë thotë se, me punë e mund, në Shqipëri mund t’ia dalësh. Ndërsa poston mesazhin e Arlindës, Rama shkruan se:

“TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ia dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre.

Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë” http://punetembare.gov.al/ Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nëpunëses së shërbimit civil.

Si Arlinda, janë 602 studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 491 prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.”/K.C/dritare.net