
Rama poston kurbën e koronavirusit: Me ndihmën e Zotit do t’ia dalim!
E Martë 31 Mars 2020, 14:02
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook, kurbën e 20-ditëshit të përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën. Në pikën më të lartë janë vendet ku koronavirusi është përhapur shumë, pra: SHBA-ja, Italia, Spanja, Kina, Franca etj. Ndërsa Shqipëria është në pikën më të ulët pas Kosovës dhe Malit të Zi. Rama shkruan se, me ndihmën e Zotit, rezistencën e të gjithëve, sidomos me respektimin e masave, do t’ia dalim ta ulim ta largojmë koronavirusin.
Postimi i Ramës:
“ Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t'ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes #DeriNëFund”/K.C/dritare.net

















