
Rama: Po ta kthenim teatrin në spital, minjtë do t’u hanin veshin, pacientëve!
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkëmbyer batuta në Kuvend, ndërsa fliste për Teatrin Kombëtar. Rama thotë se, nëse do ta kishin kthyer në spital atë sallë të teatrit, për të pritur pacientët me koronavirus, minjtë do t’u kishin ngrënë veshin.
”Këta duan shembje regjimin, dhe kanë emocione. Budina i madh thotë unë jam shtetas italian. Unë e njoh si aktor dytësor, ishte shumë komunist, por edhe Berisha ishte komunist, por këta bënin Teatër që të dilnin si heronj, dhe këta u futën si diversantë në Partinë Komuniste për të marrë rolin në skenë. Po nuk kishin skenë.
Këto janë të vërteta. Edhe po t’i them njerëzve kush janë, kush janë, çfarë na kanë dhënë këta ne. Shyqyr që nuk qe nevoja ta kthenim atë sallë në spital. Sepse aty mund të ishin përballuar korona ose pacientëve do u kishte ngrënë veshin miu. Pasi ajo vjen edhe si bashkim i revoltës së minjve të Tiranës. Miu si artisti i popullit. Artisti luante dramën e madhe të popullit, miu i bënte karshillëk. Ose do u hante miu ndonjë pacient, ose do i kapte nxehtësia, imagjinoni të kishte një pavion aty. Ai ishte institucioni i shtetit i zaptuar nga këta që u përgatitën nga Partia e Punës, ia hodhën partisë këta por ajo i përgatiti. Myslimi ka një të mirë se nuk i duron dot ata.
Nuk u kthye në fushë por për të bërë Teatrin e Ri. Që do jetë një Teatër i denjë për ata shumë pak njerëz që shkojnë dhe duhet të shtohen. Po të shohësh sa bileta shiten për Teatër në Shqipëri, thua si ka mundësi aty e kishin dhe nuk shkonin.”- tha kryeministri./K.C/dritare.net

















