
Rama po kërkon mandatin e tretë/ Kryemadhi: Mund të kërkojë të mbetet dhe me barrë! Edhe sikur Taulant Balla t'i...
Dritare.net
Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh i bindur për mandatin e tretë. Në emisionin Java, Kryemadhi u shpreh se kryeministri mund të ketë shumë dëshira, por që jo të gjitha mund të realizohen.
“Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot. Nëse ai do të ndjekë këtë rrugë, të bëj ndryshime, të provokojë, presidentin, z.Basha. Mua s'ka ça të më provokojë se s'dua t'ja di ç'a thotë ai. Edhe sikur Taulant Balla t'i numërojë votat, ai nuk fiton dot. Sepse 54% e bizneseve kanë falimentuar. 70% e turizmit është i vdekur, ka mbaruar. Një herë kur kishte qenë në Vlorë u kishte thënë atyre "doni të bëheni shërbëtorë të Lulit dhe Monikës?" Dhe njëri nën zë i kishte thënë: Po ç'shërbëtorë të bëhemi, ne jemi skllevërit e tu”, u shpreh Kryemadhi./L.F-dritare.net

















