Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Plazhet do të jenë publike. Pushime si qëmoti!

Rama: Plazhet do të jenë publike. Pushime si qëmoti!

Një nga pyetjet më të shpeshta që kanë qytetarët është sesi do të bëhet plazh këtë vit. Kryeministri Rama, në një lidhje live me emisionin “Open”, ka thënë se këtë vit pushimet do të bëhen si qëmoti, pasi plazhet do të jenë publike.

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre.

Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore.

Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku.

Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, tha Rama./E.B-dritare.net