
Rama: Plasi syri keq. Nesër hapet tuneli i Murrizit!
Dritare.net
Nesër në Ditën e Verës pritet të hapet Tuneli i Murrizit. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama.
"Nesër Tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ky është tuneli i Murrizit, për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur dhe që mendojnë se e plasin syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative. Kështu që tuneli i Murrizit hapet në 14 Mars, dhe përkon me Ditën e Verës.
Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paparashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni", tha Rama./L.F-dritare.net

















