Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Përmes turizmit duhet të marrim të ardhura më të larta!

Rama: Përmes turizmit duhet të marrim të ardhura më të

Janë shpallur sot tre finalistët për projektin fitues lidhur me krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit”, të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Rama gjatë fjalës së tij tha se vendi ynë ka bërë përpjeke për turizmin, i cili ka sjellë edhe të ardhura ekonomike si pasojë e bumit të madh të turistëve.

“Ne nuk kemi qenë hezitues për ta shpallur Vjosën si park kombëtar se ka qenë pjesë e vizionit që në krye të herës, po kemi dashur që ti ekuilibrojmë sa më mirë që të dyja. Shqipëria është një vend që ka të drejtën dhe ambicien që këtë dhuratë kaq të madhe të zotit ta vërë në dispozicion të vetes dhe familjeve që jetojnë në këtë pozicion.

Dhe nuk kanë pse të mos meritojnë standarde më të larta ekonomike, të cilat nuk mund të krijohen vetëm nga ajo pjesë turistësh që vijën në Shqipëri me një çantë në krah, por duhet të kombinohen. Na duhet turizmi i luksit, na duhet për njerëzit e zakonshëm. Sepse përmes këtij turizmi marrim të ardhurat më të mëdha. Cilido që do të jetë përballë nesh se si duhet të mbrohet natyra dhe se si nuk duhet të prekim asgjë rreth e rrotull ne do tu kujtojmë parkun e Vjosës. Është një nga vendimet më të mëdha dhe më të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte. Por, të admirosh këtë vendim dhe duke u kujtuar vetëm për zogjtë, peshqit dhe lulet pa patur parasysh komunitetet që duhet të kenë një perspektivë ekonomike, është shumë e lehtë, ndërsa ta shohësh të parën duke mos harruar të dytën është një sfidë më vete”, tha Rama./M.K-dritare.net