Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Për tre vite do të kemi sovranitet të plotë energjetik

Rama: Për tre vite do të kemi sovranitet të plotë energjetik

Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë për median se Shqipëria është vendi i parë në rajon për energjinë diellore, duke shtuar se objektivi i radhës i qeverisë është që 30 % të prodhimit të energjisë elektrike të jetë nga burime të tjera përveç ujit.

“Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në të gjithë sektorin energjetik të europës lufta në Ukrainë, Shqipëria sot 10 % të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot flasim për mbi 300 megawat prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të kthimit eksportus të sShqipërië brenda mandatit të katërt.

Por sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 megawat energji diellore, pra në total do të arrijmë objektivin e 30 % të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Janë tashmë projekte të futura në proces. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë vetëm 75 % të nevojave, ndaj nuk jemi sovran akoma, por ama sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetike, sepse 30 % që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin që po e zbatojmë në Shqipërinë si projekt inovativ do të na bëjnë që të jemi sovranë. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65 % kapacitetit total, jemi të varur nga importi. Por sot u themi shqiptarëve që ne ja dolëm”, tha Rama./L.F-dritare.net