
Rama për pensionet: Do të vazhdojmë me bonuse!
Dritare.net
Duke folur për reformën e sistemit të pensioneve, kryeministri Rama tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve.
“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën e 2014, vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga po mbyllet dalëngadalë, por vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë. Udhërrëfyesit që duhet te kemi: ‘Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por projekto diçka të re. Mos provo diçka të re kur një skemë funksionon. Udhërrëfyesi i dytë është të zgjedhësh mes dhimbje afatshkurtër dhe afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë kjo ka ardhur si rezultat i faktet se të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje.
Udhërrëfyesi i tretë është që reformimi i skemës së pensioneve, është maratonë, nuk është sprint. Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e 2014, ku FMN e Banka Botërore thoshin rrisni çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani se ndryshe nga priste kolapsi i plotë nga të katër anët. Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, që kemi ulur çmimin e energjisë.
“Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama./E.P-dritare.net

















