Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për kontrollorët: Llogari djallëzore, luftuam gjithë natën që vaksinat të mos iknin në vend tjetër!

Rama për kontrollorët: Llogari djallëzore, luftuam gjithë

Kryeministri Rama në një takim elektoral në Gjirokastër, u ndal te çështja më e diskutuar në dy ditët e fundit, situata në Aeroportin e Rinasit. Sipas kreut të qeverisë, kontrollorët deshën të përfitonin nga situata, ndërsa shtoi se ishin të përgatitur për këtë lëvizje.

"E patë ca ndodhi dje, një goditje e çmendur, në një nga aktivitet jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Që kërcënoi vaksinimin në disa javë, ata që e garantojnë këtë aktivitet, kontrollorët ajrorë nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, e llogaritë janë bërë në mënyrë djallëzore, sepse koha për të zëvendësuar duhej disa javë. Kjo do të kthente nga e para rrumbpallës, ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje. Humbëm një ditë, një ditë, ia lamë hapësirë armikut të padukshëm për shkak të atyre. Tani, sot, vaksinat mbërrinë, ne luftuam të gjithë natën, që të mos iknin për një vend tjetër. Sepse thonë që nëse si merrni dot, i merr dikush tjetër. Si mund t’ia argumentosh që këtu kemi një President, bashkë me një ish-President që janë përfshirë në një çmenduri, për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton ketë? Vaksinat mbërritën në Shqipëri, para pak dhe ne do të vazhdojmë vaksinimit sepse jemi të vendosur t’i nxjerrim sërish Shqipërinë nga tuneli i errësirë dhe të gjithë këtë sezon turistik, të rrisin ekonominë e tyre”, tha Rama./M.M-dritare.net