Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit: Boll më me toka të zëna

Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit:

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nisjen e punës për një reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, me qëllim adresimin përfundimtar të fenomenit të zaptimit të tokave publike dhe lejeve të dhëna në kundërshtim me ligjin.

Sipas Ramës, toleranca ndaj ndërhyrjeve në kurriz të komunitetit dhe qyteteve, shpesh me mbështetjen ose neglizhencën e qeverisjes vendore dhe strukturave si inspektoriatet e territorit apo policitë bashkiake, do të marrë fund përmes kësaj reforme rrënjësore.

Krahas reformës territoriale, Kryeministri bëri të ditur se qeveria po punon paralelisht edhe në disa fusha të tjera kritike për standardet e jetesës, përfshirë:

përmirësimin e shërbimeve të ujit të pijshëm,
pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve,
furnizimin me naftë dhe barna,
si dhe reformën në sistemin spitalor.

Rama theksoi se këto iniciativa do të jenë bazat e hyrjes në fazën e katërt të mandatit të qeverisë, me synimin final: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian./L.F-dritare.net