
Rama: Pagesat digjitale, instrument kundër evazionit fiskal
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, që e cilësoi si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se duhet të nisin pagesat digjitale pasi ato janë instrument themelor për të shmangur evazionet fiskale nga bizneset.
“Ne konstatojmë që rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar mbi 5 mld, por vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti dhe kjo tregon sesa i madh është boshllëku dhe tregon sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet t’i shkojnë mbrapsht qytetarëve për TVSH dhe sa shumë të tjera duhet t’u shkojnë përmes taksave, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizmi i pagesave është instrumenti themelor. Ajo që ne kemi diskutuar ka qenë që këtë proces ta bëjmë butë dhe me Mastercard filozofia që na ka prezantuar drejtori me ekipin e tij ka qenë që mos hyjmë në një faze të re të biznesit me qytetarët me imponim dhe masa shtrënguese, por fillimisht me një ftesë për bashkëpunim.
Mastercard ka dhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre mrokllave që nuk paguajnë asnjë komision deri në një prag vjetor të caktuar, mbi pragun fillon komisioni.
Është pozitive mundësia për të marrë mrokllën dhe për të filluar transaksionet në botën e sotme dhe jo akoma në epokën e gurit.”, tha Rama./K.C/dritare.net

















