Rama: Opozita preku fundin, për hallin e një të kërkuari nga drejtësia!
E Hënë 20 Nëntor 2023, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama reagoi për seancën e sotme në Kuvend. Rama shkruan se opozita ka prekur fundin ndaj ka këtë sjellje.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje.
Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan kryeministri Rama në reagimin e tij./L.F-dritare.net