Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nxjerr videon e çiftit në Vlorë/ Gazetarja: Çfarë do bënte më shumë Vasili? Shehu të veshë bluzën e bardhë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të mjekut stomatolog Ismail Luka, bashkëshortit të gazetares Zenepe Luka së cilës i’u vendos tritol në vitin 1998.


Ai u infektuar nga COVID-19 dhe arriti të mbijetojë edhe pse fillimisht i funksiononte vetëm 30% e mushkërisë.
Vetë mjeku ka theksuar se është shtruar për 2 javë tek Infektivi dhe shpreh vlerësimin për shërbimin dhe punën e mjekëve.

”Jam Ismail Luka me profesion mjek stomatolog. Më 29 tetor bëra tamponin, dhe një skaner në Vlorë dhe ika direkt Tiranë në spitalin Infektiv. U shtrova 2 javë. Shërbimi ishte i shkëlqyer. Nga infermierët tek mjekët, i përsosur. Falë fatit tim dhe trajtimit unë jam shumë i përmirësuar komplet, dhe po e marr veten. Duke filluar nga infermierët, çdo orë mbi kokë të sëmurëve, i ushqenin, edhe për mjekët për mua janë heronj.
Këtu dua të përmend Tritan Kalon, Esi Dukën, Najada Çomon që me këshillat i shpëtova vdekjes. Kam qenë më 30% të mushkërive kur shkova në Tiranë.”, ka thënë mjeku stomatolog.

Rama nxjerr videon e çiftit në Vlorë/ Gazetarja:

Nga ana tjetër gazetarja Zenepe Luka ka thënë se çdo ditë i shkruante ose telefononte Tritan Kalo apo Najada Çomo për t’i raportuar për gjendjen e bashkëshortit të saj.

Ajo ka shprehur rezervat e saj për opozitën, teksa pyet Petrit Vasilin dhe Tritan Shehun se pse ende nuk kanë veshur bluzat e bardha për të dhënë kontributin e tyre.
Po ashtu ajo ka kërkuar nga presidenti Meta vlerësim për bluzat e bardha që prej një viti po shërbejnë në pandemi./M/M-dritare.net