Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nxjerr shifrat: Rreth gjysmë milion turistë të huaj vetëm javën e parë të gushtit!

Rama nxjerr shifrat: Rreth gjysmë milion turistë të huaj

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook së fundmi shifrat e turistëve të huaj për këtë sezon. Sipas këtyre shifrave javën e parë të gushtit në vendin tonë kanë ardhur 482,818 turistë.

Ndërsa sa i përket korrikut për gjatë të gjithë muajit në vendin tonë kanë ardhur 1,403,33 turistë të huaj.

"Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit
*nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufi", shkruan Rama në postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net