Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk erdha në Kosovë për të bashkuar palët politike. Jam vëllai që jeton në një shtëpi tjetër

Rama: Nuk erdha në Kosovë për të bashkuar palët

Gjatë konferencës për shtyp nga Kosova, kryeministri i vendit, Edi Rama shprehet se nuk shkoi në Kosovë për të bashkuar palët politike, apo udhëheqësit në tryezë sepse nuk është detyra e tij. Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kujdestare e Kosovës, por vetëm do ta mbështesë. Rama tha se, opinionet e tij janë si të vëllait që jeton në një shtëpi tjetër.

“Unë nuk erdha për të bashkuar të gjitha partitë për të bashkuar të gjitha partitë politike, apo udhëheqësit në një tryezë, sepse e para nuk është detyra ime, dhe e dyta ky do ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë për Kosovën, apo i Kosovës për Shqipërinë, Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këdo, që duke bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t’iu tregojë të tjerëve në shtetin tjetër çfarë duhet të bëjnë, dhe si duhet ta bëjnë. Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte, cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri, duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi. Por Shqipëria as nuk e ka, as do e marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo e tutorit, mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë çfarë duhet të bëjë. Nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që e kanë detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë, por erdha për të dëgjuar, dhe kjo nuk bëhet në një tryezë, sy më sy, hapur, opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre. Natyrshëm jo të gjithë mendojnë njësoj për të gjitha, dhe natyrisht edhe për të pasur një sens real të realiteti politik sipas tërësisë së këndvështrimeve që përfaqësojnë këtu. Jam mirënjohës për mikpritjen, për drejtpërdrejtësinë e ndarjes së opinioneve, dhe mund t;iu them se pas 24 orësh di më shumë se ç’dija para 24 orësh lidhur me këtë çështje dhe situatën. Ju takon udhëheqësve këtu të marrin vendimet dhe të zhvillojnë proceset sipas tyre. Unë nuk e fsheh që kam opinionet e mia. Por opinionet e mia janë opinionet në këtë formë e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër por kemi dy shtet, kemi dy shtëpi. Ky është problem por edhe privilegj. Që është krijuar falë luftës çlirimtare. Se mund të mos kishim 2 shtëpi sot, mund të mos kishim Kosovën e lirë dhe demokratike. Shumëkush mund të përtojë e të ketë harruar se në çfarë konteksti u zhvillua rezistenca e Kosovës. Nga Ibrahim Rugova, tek lufta.”- tha Rama./K.C/dritare.net