Rama nga Parisi: Krenar për Shqipërinë që kemi sot!
E Premte 12 Prill 2024, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris me ftesë të presidentit Macron, në kuadër të një vizite dy ditore ku do të firmosen një sërë marrëveshjes mes dy shteteve. Rama sot ka mbajti një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L'Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet.
Ndërsa Rama ka ndarë pamjet e takimit me një mesazh të shkurtër: “KrenarpërShqipërinë. Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës”./M.K-dritare.net
View this post on Instagram