
Rama nga konferenca në Luksemburg: Brenda 2027-ës mbyllim negociatat!
Dritare.net
BE-ja hapi sot grupkapitullin e dytë të negociatave, “Tregu i Brendshëm” me Shqipërinë. Këtë të hënë u zhvillua konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe të pranishëm ishin në këtë takim të drejtuar nga Radosław Sikorsi, ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, ishin i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama dhe Marta KOS, komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët kryeministri Rama tha: "Dua të bashkoj me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes cdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedime për grupkapituillim 1 dhe u kthyem sërish për 6 dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2 dhe dua të shpreh fjalë mirnjënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta cuar para këtë proces, jemi mirënjohës ndaj shteve anëtare të BE-së për të realizuar këtë gjë. Një mënyrë kaq pa pengesa sa duhet si diçka që është habitëse për në duke pasur parasysh se prej nga vijmë falenderimet tona shkojnë edhe për për komisionerin evropian dhe për Marta Kos që si e thashë dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që ruan ritmin dhe sigurohet që çdo lëvizje ta cojmë para.
Presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 dhe kemi vendosmërinë tonë dhe pasion të plotë për ta arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqt e mi të dashur dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë, por për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie poltike, është një zgjidhje ekzistenciale jete",- tha Rama./K.C/dritare.net

















