
Rama nga Gjirokastra: E patolerueshme që humbëm vaksinat dje. Forcat e verbra po sfidojnë kryeministrin e gabuar!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit. Rama u shpreh se është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme që një ditë më parë humbën ngarkesën e vaksinave, si pasojë e grevës së kontrolluesve në Rinas.
“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar.”, tha Rama./K.C/dritare.net

















