
Rama: Nga e hëna, do të mund të dilni deri në orën 17:30
E Premte 10 Prill 2020, 14:02
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar masat e reja lehtësuese. Rama thotë se nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13:00. Pas orës 13:00 do të mbyllet çdo gjë, deri të hënën. Ndërsa nga java tjetër do të lejohet lëvizja deri në orën 17:30.
Ja çfarë shkruan Rama!
"Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00
nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi
nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta
pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”/K.C/dritare.net

















