Rama nga Cërriku: Me ne Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Cërrik, në vazhdim të turit të fushatës elektorale. Rama u shpreh se nga emigracioni nuk ka ardhur nga dëshira për pushtet por bindja për se Shqipëria mund të arrijë në maja.
“Mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjejë punë si ministër, nuk më ka futur në politik halli se nuk dija të bëja punë të tjera, nuk ishte pasioni im i parë, po mua më ktheu nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme dhe se nëse shqiptarët arrijnë të rezistojnë kur ndjejnë lodhje, arrijnë të besojnë kur janë të mërzitur, të durojnë, kur ndjejnë kundërshti ajo majë jo vetëm është e arritshme, por ne mund dhe do ta arrijmë, Shqipëria mund dhe do të bëhet kampionë e krejt Ballkanin, në digjitalizimin, turizëm, agroturizëm, duhet punë e durim e kohë. Ata që komentojnë nga Belgjika, Austria, nuk duhet ta harrojnë se atje nuk vidheshin dritat para disa vitesh, nuk ishin të bllokuara kanalet vaditëse, nuk vidhej uji, nuk ishin gjykatës e prokuror shitës të drejtësisë, ato janë bërë me dekada, ne nuk kemi nevojë për shekuj. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm personale, por shumë më tepër se kaq”, u shpreh Rama./dritare.net