
Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk dorëzohen. Do të jemi pjesë e BE!
E Enjte 23 Qershor 2022, 14:02
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama postoi foton zyrtare të samit të BE në Bruksel. Përmes një postimi në twitter kreu i qeverisë shqiptare shkruan se atmosfera në Bruksel është e këndshme, por kritikon BE-në për premtimet e pambajtura ndaj Shqipërisë.
“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm... Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net

















